05 Maj 2024

Gani Gërguri zgjedhet guvernator i BQK-së

Prishtinë, 22 prill - Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar me 58 vota pro Gani Gërgurin për Guvenator të ri të Bankës Qëndrore të Kosovës.

Para votimit Kryetarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa Safete Hadergjonaj, ka dhënë arsyetime për dy kandidatët që ishin në garë.

Rivali i Gani Gërgurit ishte Safet Merovic, por ky i fundit nuk morri votat të mjaftueshme për të marrin postin e Guvernatorit.

Përmes një letre edhe shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Faith u ka sugjeruar deputeteve të Kuvendit që të votojnë Gan Gërgurin për Guvernator, pasi ai kishte vlerësuar se është person i vetëm që përmbush kushtet për këtë post.

Banka Qendrore e Kosovës, kishte mbetur pa guvernator që nga viti i kaluar kur u arrestua nga EULEX-I, ish Guvernatori Hashim Rexhepi.

Në votim me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje kanë marrë pjesë të gjitha grupet parlamentare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)