20 Prill 2024

Gallup: Kriza ekonomike po godet në Ballkan

Ballkanit Perëndimor dhe ky është njëri nga faktorët që po ndikon negativisht dhe në besimin e tyre tek institucionet.

Ky është një nga përfundimet e sondazhit të përvitshëm të realizuar nga Gallup-i-, një firmë konsulencash e specializuar në kryerjen e sondazheve, në bashkëpunim me Fondin Evropian për Ballkanin- një inisiativë e fondacioneve evropiane që mbështet inisiativat të cilat synojnë afrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.

Sondazhi, i cili njihet si Monitori ballkanik, synon të ndjekë fenomenet dominante në 7 vendet aspirante për anëtarësim në bllok.

Për edicionin e tij të dytë u intervistuan nga një mijë vetë në secilin vend për një sëri çështjesh: që nga gjendja ekonomike, tek korrupsioni, besimi në institucione, deri tek dëshira për të migruar.

"Përshembull në Serbi, rreth 70 përqind e të intervistuarve thanë se kanë vështirësi në përballimin e jetës së përditshme...Dhe në Kosovë ne vumë re një gjë interesante. Tradicionalisht, që kur ne nisëm t'i bënim këto sondazhe, kosovarët kanë qenë më optimistët në rajon, më të kënaqur me situatën e tyre materiale. Tani, në 2010-ën, nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Banorët ankohen për situatën e vështirë ekonomike", ka deklaruar Andrzej Pyrkal nga Gallup-i. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)