29 Maj 2023

Gabimi teknik, banka e bën supër miliarder për pesë orë

SHBA, 3 prill - Teksa Paul Fischer kontrollonte konton e tij bankare ai u ballafaqua me një surprizë jo të vogël. Shuma e tij në llogari ishte rritur në shifrat 88,888,888,888.88 dollarë.

Padyshim që kjo e dhënë ishte një gabim teknik i “Sun Trust Bank”, e cila shumë shpejt i dha zgjidhje. Diçka e tillë mund të ketë ndodhur edhe në llogari të tjera.

“Ti thua, 88 bilion dollarë, çfarë mund të bëj me kaq para”, tha Fischer. Ai nuk kishte ide për këtë. Përpara se problemi të konstatohej nga banka, ai i kërkoi asaj që të mund të lëvizte paratë në një depozitë me interes. Interesat në total do të arrinin 7.3 milion dollar. Paratë u zhdukën nga llogaria e tij vetëm pas pak orësh.

“Iku gjithçka. Unë jam i varfër sërish”, tha Fischer, “isha miliarder për pesë orë”. Këto lloj gabimesh në banka ndodhin rregullisht por Fischer shtron një pyetje interesante: Çfarë do ndodhte nëse ju vërtet për pesë orë do të kishit kaq para?

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)