05 Maj 2024

G8, paketë 40 miliardë dollarësh për pranverën arabe

Paris, 28  maj - Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, në emër të G8-s, propozoi sot gjatë samitit të Deauville (veriperëndim) një paketë financiare prej 40 miliardë dollarësh për të mbështetur pranverën arabe, deklaroi ministri tunizian i Financave, Jalloul Ayed.

Franca kishte ftuar sot në këtë samit të G8-s kryeministrin e Tunizisë, Béji Caïd Essebsi dhe atë të Egjiptit, Essam Charaf, dy vende ku revolucionet nxitën lëvizjet e de,okratizimit në botën arabe.

\"Ajo çka njoftoi presidenti Sarkozy ishte një paketë globale 40 miliardë dollarëshe për rajonin. Kjo paketë nuk është ndarë sipas vendeve dhe janë parashikuar mbledhje të ministrave të Jashtëm dhe të Financave deri në fillim të korrikut për të artikuluar më mirë këtë program\", saktësoi për shtypin ministri tunizian.

Jalloul Ayed nuk saktësoi as llojin e ndihmës, por pritet që të jetë kryesisht në formë huaje nga organizatat financiare ndërkombëtare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)