17 Maj 2024

G20 shpreh një angazhim për rritjen ekonomike

Meksikë, 19 qershor - Derisa udhëheqësit e G20 filluan diskutimet formale në Meksikë, po qarkullon një draft-komunikatë, e cila kërkon që Evropa të ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur integritetin dhe stabilitetin” në eurozonë.

Përveç kësaj, deklarata shpreh një angazhim për rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës.

“Ne jemi të angazhuar për miratimin e të gjitha masave të nevojshme politike për të forcuar kërkesën, të mbështesim rritjen ekonomike globale, dhe të rivendosim besimin,\" thuhet në deklaratë.

Para hapjes së samitit, presidenti amerikan Barak Obama u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Udhëheqësit thuhet se ranë dakord se janë të nevojshëm hapat e tjerë drejt integrimit evropian politik.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Xhim Karnei tha se Obama është \"inkurajuar\" nga planet e liderëve evropianë për \"stabilizimin e situatës dhe mbështetjen e rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës.\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)