08 Maj 2024

G20 presion ndaj Evropës për të zgjidhur krizën e borxhit

Paris, 17 tetor - Ministrat e G-20, kanë kërkuar nga vendet e eurozonës, që deri në samitin e Bashkimit Evropian që do të zhvillohet në datën 23 tetor për të zgjidhur krizën e borxhit, këto vende të marrin një qëndrim të përbashkët.

20 Ekonomitë më të mëdha të botës që janë takuar në Paris me rendin e ditë të krizës ekonomike që po përjetohet në botë, vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj Evropës që të zgjidhë krizën ekonomike.

Vendet që nuk përdorin euro, duke përmendur se kriza në Evropë ka ndikuar edhe ata dhe kanë kërkuar që të gjejnë një zgjidhje të menjëhershme.

Ministri i Financës së Francës, që është kryesuesja e radhës së G-20-ës, tha se Franca dhe Gjermania kanë siguruar përparim të rëndësishme në lidhje me paketën e shpëtimit që do të pengojë përhapjen e krizës.

Në komunikatën përfundimtare të mbledhjes thuhej se : \"Për të parakaluar përhapjen e krizës, pritet të rritet në maksimum ndikimi i Fondit të Stabilitetit të Bashkimit Evropian dhe të punojnë për të nxjerrë një përfundim në samitin e Bashkimit Evropian që do të zhvillohet në datën 23 tetor për të zgjidhur krizën e borxhit\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)