01 Maj 2024

G20 mblidhet në Meksikë

Meksiko Siti, 18 qershor - Udhëheqësit botërorë janë mbledhur në Meksikë për takimin dy-ditor të Grupit të 20 ekonomive më të mëdha të botës, për të diskutuar për krizën më të rëndë me të cilën po përballet Bashkimi Evropian dhe Euroja, që nga krijimi i tyre, në vitin 1995.

Në ceremoninë e inaugurimit të takimit, presidenti meksikan Felipe Calderon tha se ai beson që do të bëhet një përpjekje e përbashkët për shpëtimin e vendeve që kanë më tepër nevojë, dhe si rrjedhim edhe shpëtimin e euros.

Ai tha se skenari më i keq do të ishte largimi i Greqisë nga Eurozona dhe se skenari më i mirë do të ishte që vendi të gjente një mënyrë për mbetur pjesë e BE-së, me të gjitha pasojat që e shoqërojnë këtë zgjedhje.

Takimi i Grupit të 20-ëshes fillon nesër e vazhdon edhe të martën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)