27 Prill 2024

Fushatë për planifikimin e buxhetit

Prishtinë, 1 Shtator - Misioni i OSBE-së në Kosovë ka lansuar sot një fushatë të informimit publik e cila ndihmon komunat në rritjen e pjesëmarrjes së publikut në procesin e planifikimit të buxhetit komunal për vitin 2012.

 

Fushata e quajtur “Mbani nën Kontroll!” kërkon nga publiku që të marrë pjesë në mënyrë aktive në seancat dëgjimore publike të buxhetit dhe të ndihmojë në vendosjen e prioriteteve komunale. Iniciativa një-mujore përfshin spotet në radio dhe televizion në gjuhët shqipe, serbisht dhe turke.

 

“Planifikimi i buxhetit komunal është një nga proceset më të rëndësishme vendimmarrëse në nivelin lokal, dhe ne inkurajojmë qytetarët që të marrin pjesë në të”,  tha Drejtoresha e Departamentit për Demokratizim në Misionin e OSBE-së në Kosovë, Wilma Theuws. “Duke marrë pjesë në këtë proces, publiku mund të ndikojë ku dhe si të përdoren resurset e kufizuara financiare si dhe të vazhdojë në realizimin e projekteve të miratuara dhe iniciativave”.

 

Legjislacioni në Kosovë obligon kuvendet komunale që të përfshijnë publikun dhe të sigurojnë që procesi konsultativ për planifikimin e buxhetit të mbahet gjatë muajit shtator. Në të kaluarën, rrjeti i misionit të OSBE-së me mbi 30 ekipe në terren ka observuar që niveli i pjesëmarrjes së publikut në proceset e vendim marrjes ishte e kufizuar.

 

Për të ndihmuar zgjidhjen e kësaj situate, Misioni i OSBE-së në Kosovë po ashtu do të fillojë t’i shpërblejë komunat që janë aktive dhe efektive në përfshirjen e publikut në planifikimin e buxhetit të tyre për vitin 2012.

 

“Ne kërkojmë nga kuvendet komunale që të përfshijnë publikun dhe ta inkurajojnë atë që të marrë pjesë në seancat dëgjimore për buxhet dhe në caktimin e prioriteteve buxhetore. Ky është obligim i tyre dhe duke përmbushur këtë, komunat e rrisin transparencën dhe llogaridhënien e tyre dhe kjo çon deri te përmirësimi në cilësi dhe shërbime tjera”, shtoi Theuws.

 

Skema shpërblyese e Misionit do t’u japë rastin pesë komunave të cilat do të kryejnë punën më së miri, të marrin pjesë në një udhëtim studimi në Gjermani që të mësojnë më shumë lidhur me pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrjen lokale dhe praktikat më të mira evropiane.

 

Fushata për informim dhe shpërblimi janë pjesë e përkushtimit afat-gjatë të Misionit të OSBE-së në Kosovë për të ndihmuar zhvillimin e kapaciteteve lokale dhe rritjen e transparencës komunale, llogaridhënies dhe pjesëmarrjes së publikut në nivelin lokal në harmoni me Kartën Evropiane të Vetë-Qeverisjes Lokale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)