04 Maj 2024

Frenohet ekonomia shqiptare, tkurret kreditimi

Tiranë, 29 maj - Ekonomia shqiptare po përballet me një tjetër ngadalësim të ritimit të rritjes së saj, gjatë tre muajve të parë të këtij viti.

Banka e Shqipërisë ka konstatuar në raportin e fundit, se kjo ka ndodhur për shkak të politikave shtërnguese në kreditim, por edhe rënies së investimeve nga bizneset.

Ndërkohë Banka e Shqipërisë evidenton se niveli i inflacionit ka pësuar rënie duke arritur në 3,5% dhe duke u rikthyer kështu brenda objektivit të parashikuar.

Sipas ekspertëve të bankës gjatë 3 muajve të fundit kostoja e jetesës në vend u rrit për shkak të shtrenjtimit të mallrave të konsumit, rritjes së cmimeve në tregjet botërore por edhe zhvlerësimit të lekut kundrejt valutave të forta.

Institucioni i lartë monetar ka evidentuar gjithashtu se gjatë 3 muajve të parë të këtij vitit eksportet janë rritur me 45,1% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, ndërkohë që imprtet kanë rënë me 2,3%.

Kjo trëegon për ulje të fuqisë blerëse në treg dhe për orientimin e konsumatorëve drejt kursimit, një tjetër element ky i evidentuar nga Banka e Shqipërisë në analizën e saj për ekonominë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)