02 Maj 2024

Frangu i fuqishëm rrezikon 100 mijë vende pune

Bernë, 27 qershor - Frangu duhet të lidhet përkohësisht me euron, për faktin se rritja e fuqisë së monedhës zvicerane rrezikon vetë ekonominë e Zvicrës. Kështu ka thënë kryetari i Partisë Socialdemokrate, Christian Levrat në një intervistë dhënë gazetës “Der Sonntag”.
 
Duke e thënë këtë, Levrat është bërë kryetari i parë i një partie qeveritare që ndërmerr këtë hap.
 
“Ne duhet të marrim masa urgjente për t`iu përshtatur zhvillimeve të muajve të ardhshëm”, ka thënë ai. Për shkak të forcës së frangut, ekonominë e këtushme, sipas tij, e kërcënon një rënie e porosive për prodhimet zvicerane.

“Janë në rrezik 100 mijë vende të punës” ka thënë Levrat.

Shqetësimet lidhur me uljen e vlerës së euros anë ardhur duke u rritur sidomos ditëve të fundit kur një euro kushton 1.19 franga.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)