29 Prill 2024

Francë, shumica dëshirojnë ta mbajnë euro-n

Paris, 9 maj - Shumica e francezëve, 67 për qind, dëshirojnë ta mbajnë monedhën unike ndërsa vetëm 30 për qind do të preferonin t'i ktheheshin frangës, mësohet nga një sondazh i publikuar sot në të përditshmen "Aujourd'hui en France".
   
Sondazhi, i realizuar me rastin e ditës së Evropës, tregon se nëse 67 për qind të francezëve mendojnë se duhet ta mbajnë euron, megjithatë shumica e gjerë, 82 për qind, mendojnë se euro është përgjegjëse për rritjen e kostos së jetesës.
   
Francezët kur pyeten se çfarë idesh mishëron më mirë Bashkimi Evropian sot, përmendin në radhë të parë "ekonominë e tregut" në përqindje të barabartë me "paqen (21 për qind), të pasuara me diferencë nga "demokracia" (12 për qind).
   
Të ftuar të zgjedhin në një listë, mendimet e para që u vijnë në mendje për Evropën apo BE-në, 30 për qind e francezëve zgjedhin "shpresën", dhe pothuaj po aq mendojnë për "zhgënimin" (29 për qind). Janë vetëm 5 për qind që mendojnë për "mospranimin" dhe po aq për "kënaqësinë".
   
Sipas të njëjtit sondazh, kritika kryesore drejtuar Evropës nga të pyeturit është "kompleksiteti" i saj (77 për qind). Për më tepër, 60 për qind prej tyre e shoqërojnë mendimin për BE-në me "papunësinë".
   
Ky sondazh u krye nga Fondacioni për inovacionin politik, Fondapol, nga 15 deri më 21 prilli me 1 500 francezë të moshës mbi 18 vjeç dhe me metodën e përqindjeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)