17 Maj 2024

Franca do të kursej 100 miliardë euro deri në vitin 2016

Paris, 8 nëntor - Qeveria franceze deklaroi se në kuadër të politikave të reja “për shtrëngimin e rripit” do të vërë në zbatim kufizime të reja buxhetore me synimin për të kursyer 100 miliardë euro deri në vitin 2016.

Kryeministri Francois Fillon në deklaratën që bëri lidhur me këtë plan kursimesh tha: “Na presin disa vite përpjekjesh. Nën dritën e borxhit tani fjala “falimentim” nuk është më një fjalë abstrakte.

Në kuadër të planit të ri të kursimeve taksa për kompanitë e mëdha do të rritet ne raportin 5%, bëri të ditur kryeministri francez, ndërsa dha lajmin për rritje sërish të taksës së TVSH-së për shumë artikuj dhe shërbime.

Fillon tha se zbatimin e ligjit që parashikon rritjen e moshës së daljes në pension do ta fillojnë në vitin 2017, një vit më shpejt se parashikimi.

Vitin e kaluar ligji në fjalë kishte shkaktuar debate intensive dhe ishte pritur e reagime të ashpra nga sindikatat e punëtorëve.

Pritet që deficiti buxhetor i Francës për vitin 2011 të jetë rreth 95 miliardë euro.

Kjo shifër është e barabartë me 5,7% të Prodhimit Kombëtar Bruto. Kriteret e euros brenda BE-së parashikojnë që ky raport të mos e kalojë në asnjë mënyrë 3%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)