04 Maj 2024

Franca do të bëjë gjithçka për të ruajtur vlerësimin maksimal

Paris, 19 tetor - Ministri francez i Ekonomisë dhe Financave, François Baroin, u shpreh sot se Franca do të bëjë gjithçka për të ruajtur vlerësimin e saj maksimal \"tre A\" dhënë nga agjencitë e vlerësimit, që i bën të mundur të emetojnë me kushtet më të mira të mundshme në tregje.
    
\"Jemi këtu për të ruajtur vlerësimin me tre A. Është një kusht i nevojshëm për të mbrojtur modelin tonë social. Do të bëjmë gjithçka që të mos na ulet vlerësimi\", deklaroi Baroin, duke reaguar në televizionin France 2 pas njoftimit të agjencisë Moody\'s se mund të rishikojë perspektivën për vlerësimin e Francës.
    
\"Kemi një kuadër manovre. Do t\'i marrim të gjitha masat, pra nuk ka përse të krijohen shqetësime\", përsëriti ministri, duke bërë thirrje për ruajtjen e gjakftohtësisë.
    
Agjencia Moody\'s njoftoi dje se i jep tre muaj afat Francës për të përcaktuar nëse perspektiva e saj \"e qëndrueshme\" vazhdon të jetë e justifikuar në kuadrin e keqësimit të situatës ekonomike.
    
Nëse perspektiva e këtij vlerësimi do të rishikohet në \"negative\", kjo do të bënte që Moody\'s ta ulte atë për një afat mesatar (më shpesh në një afat nga tre deri në 12 muaj), që do ta bënte që një vend tjetër i madh si Franca, pas Shteteve të Bashkuara, ta humbte këtë rang të çmuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)