04 Maj 2024

Forumi ekonomik, Shqipëria renditet e 88-ta

Tiranë, 10 shtator - Është publikuar një raport i konkurencës globale 2010-2011 nga Forumi Ekonomik Botëror i cili rendit vendet e globit sipas arritjeve të tyre ekonmomike dhe zhvillimeve të tjera në gjithë aspektet.

Në këtë raport Shqipëria ka shënuar përmirësime pasi është ngjitur me 8 vende nga vendi i 96 kur renditej vitin e shkuar në vendin e 88. Gjithsej në këtë raport janë përfshirë 139 vende të botës.

Raporti përfshin ecurinë në institucione, infrastrukturën mjedisin makroekonomik, arsimin e shëndetin, efiçencën e prodhimeve të tregut, efiçencën e tregut të punës, zhvillimin e tregut financiar, gatishmëria teknologjike, madhësia e tregut, sofistikimi i biznesit, shpikjet e reja etj.

Kjo renditje llogariet në bazë të të dhënave ekonomike të bëra publike tashmë nga gjitha vendet, por edhe në bazë të pyetjeve ndaj qytetarëve. E për këtë studim janë pyetur 13 500 njerëz në 139 vende.

Raporti është gjithsej 515 faqe. Ndërkohë e veçantë në këtë raport të fundit është rënia e SHBA-së në renditje.SHBA ka rënë në listën e konkurencës të përgatitur nga forumi ekonomik botëror. Kështu SHBA tashmë renditet në vend të katërt të këtij vëzhgimi.

Sipas listës së re të konkurencës në vend të parë është Zvicra e cila i zuri vendin SHBA-së vitin e shkuar. Tashmë në vend të dytë kalon Suedia dhe në vend të tretë Singapori duke e zbritur SHBA-në në vend të katërt.
Gjermania në këtë listë është në vend të pestë si vendi i pozicionuar më mirë nga e gjithë eurozona.

Britania ka rënë në këtë listë dhe është në vendin e 12.
SHBA ka humbur terren pas thirrjeve për dobësimin e institucioneve publike e private dhe pas shqetësimeve për gjendjen e tregjeve financiare. Suedia është në rangun më të mirë krahasuar me vendet nordike.

Raporti i fundit i forumit ekonomik botëror reflekton përmirësimin e ekonomisë në vendet në zhvillim edhe pse thuhet se duhet kohë para se ato të krahasohen me botën e zhvilluar për konkurencën.

Kina është në vendin e 27 edhe pse është ngjitur me dy vende dhe pastaj vijnë ekonimitë e tjera si India, Brazili e Rusia. E veçantë është zbritja në këtë raport e Greqisë nga vendi i 71 në vendin e 83.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)