15 Maj 2024

Forcimi i partneritetit me Izraelin, mundësi për zhvillim ekonomik

Prishtinë, 13 shkurt - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Gërxhaliu me bashkëpunëtorë sot priti në një takim pune Sekretarin e Ambasadës së Izraelite në Beograd, z. Eyal Naor, me të cilin biseduan për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy shteteve në fusha të ndryshme ekonomike.

z. Gërxhaliu e informoi z. Noar për mundësitë e bashkëpunimit dhe rëndësinë e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Izraelit në fushat e ndryshme e në veçanti në forcimin e NVM-ve, agrobiznesi dhe përpunimi i produkteve bujqësore, në teknologji informative, në ndërtimtari, edukim, etj.

Gërxhaliu i propozoi z. Noar institucionalizim të dy vendeve në fushën e ekonomisë nëpërmjet Odes  Ekonomike të Kosovës dhe Izraelit, ku do të koordinohen aktivitetet në këmbimin e informacioneve ekonomike, organizmin e aktiviteteve të përbashkëta, takime në mes të afaristëve në sektorë të ndryshme, misione tregtare, panaire, aplikim në grante të financuara nga donatorë të ndryshëm me të vetmin qëllim që përmes bashkëpunimit ekonomik të ofrohen këto dy vende dhe të promovohen vlerat dhe përmirësimi i imazhit në të dyja shtetet.

z. Eyal Naor, e falënderoi z. Gërxhaliu për informacionet dhe shprehi gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe për ta ngritur këtë bashkëpunim në nivel institucional dhe së bashkëpunimin me sektorin privat në Kosovë e sheh si një potencial të pashfrytëzuar.

z. Noar duke u pajtuar me z. Gërxhaliu theksoi po ashtu se bashkëpunimi ekonomik duhet të jetë qelës për ofrimin e dy shteteve dhe shprehu gatishmërinë që këto rekomandime të përcillen në instancat më të larta shtetërore në Izrael.

Ai po ashtu tha se edhe për Izraelin është e nevojshme të promovohet paqja dhe stabiliteti sepse thuajse është e njëjtë se kur flitet për këto dy shtete, gjithmonë identifikohen me luftë e trazira, kurse ne përmes bashkëpunimit duhet të promovojmë se këto dy shtete janë stabile, janë të orientuara drejt paqes dhe zhvillimin ekonomik e shohin si promovim të realitetit pozitiv.

z. Naor falënderoi kreun e OEK-ut për mikëpritjen dhe për gatishmërinë për bashkëpunim duke thënë se një qasje e tillë profesionale mund të jetë rruga më e mirë që Kosovën do ta shpie drejtë zhvillimit.

Ai theksoi gatishmërinë e shtetit Izraelit për bashkëpunim me shoqatat e inxhinierëve të rinj, ku përvoja e vendeve të rajonit ka treguar rezultate pozitive pasi që Izraelit njihet me inovacione dhe teknologji të avancuar dhe përmes një bashkëpunimi të tillë avancohet sistemi i  teknologjisë dhe avancohet KNOW-HOW.

Gërxhaliu shprehu gatishmërinë që së shpejti do të ketë edhe aktivitete konkrete në drejtim të forcimit të partneritetit ekonomik në mes dy shteteve dhe atë me përgatitjen e misioneve tregtare qoftë nga Kosova në Izrael apo anasjelltas si dhe formave të tjera të bashkëpunimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)