10 Maj 2024

Forbes: Karlos Slim ende miliarderi numër një në botë

New York, 8 mars - Karlos Slim Helu ka vazhduar të ruajë pozicionin numër një për të tretin vit radhazi, në listën vjetore të revistës “Forbes”, për miliarderët botërorë.

\"Forbes\" vlerëson pasurinë e Slimsit të ketë një vlerë prej 69 miliardë dollarësh, duke e vendosur atë para themeluesit të Microsoft-it, Bill Gejts me 61 miliardë dollarë dhe magjatit të pasurive të patundshme, Uoren Bafet, i cili vlerësohet të ketë 44 miliardë dollarë.

Slim, 72 vjeç, ka bërë pasurinë e tij, me anë të telekomunikimit, duke zgjeruar biznesin edhe në fushën e tregtisë, financave, energjisë etj.

Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zukerberg është renditur i 35-ti me pasurinë prej 17.5 miliardë dollarësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)