07 Maj 2024

Fondet e stabilizimit për vendet në borxhe të eurozonës

Bruksel, 16 maj - BE-ja operon me tre fonde të ndryshme shpëtimi për të mbështetur vendet anëtare të zhytyra në borxhe. Ministrat e Financave të eurozonës konsultohen në Bruksel për kreditë e reja.

Për Greqinë në prill të vitit 2010 vendet anëtare të eurozonës dhe disa vende të tjera anëtare të BE-së krijuan \"Fondin e Kredisë për Greqinë\".

16 shtetet asokohe ranë dakord, që t\'i garantojnë Greqisë për një periudhë prej tre vjetësh 80 miliardë euro si kredi. FMN-ja në Uashington shprehu gatishmërinë që të shtojë edhe 30 miliardë euro në këtë fond.

Me këto 110 miliardë euro Greqia duhet të mbështet deri sa ajo nga viti 2011 të jetë sërish në gjendje të marrë kredi me interesa të përballueshme në tregun e lirë të kapitalit.

Nga këto 110 miliardë deri më sot i janë paguar Greqisë gati gjysma. Koordinimi i dhënies së kredisë është marrë përsipër nga Komisioni Evropian. Kredidhënësit janë anëtarë të veçantë të eurozonës.

Shifrat e fundit të FMN-së tregojnë, se gjendja financiare e Greqisë është më keq nga sa ishte menduar një vit më parë.  Ndaj ekspertët parashikojnë nevojën për një kredi shtesë prej rreth 40 derin në 60 miliardë euro deri në vitin 2013.

Greqisë në mars iu garantuan interesa të ulëta dhe një afat më i gjatë për kreditë e lëvruara tashmë. Ky ristrukturim i \"butë\" i borxhit prek vetëm kredidhënësit shtetërorë, por jo bankat private, të cilat kanë blerë bonot greke të thesarit. 

Banka Qendrore Evropiane, pra banka emetuese e ndërkohë 17 vendeve që përdorin euron si monedhë të përbashkët, ka blerë gjithashtu bonot greke të thesarit me një volum prej 50 miliardë euro. 

Nëse do të lindë nevoja për një ristrukturim \"të fortë\" të borxhit, pra për zhvleftësimin e titullit të borxhit, Banka Qendrore Evropiane dhe depozituesit privatë kërcënohen nga humbje të mëdha ndoshta deri në 50% të depozitave të tyre.

Paketa e shpëtimit \"European Financial Stability Facility\" (EFSF), u krijua verën e vitit 2010 në Luksemburg. Në të bëhet fjalë për një firmë sipas së drejtës private, aksionerë të së cilës janë shtetet e eurozonës. 

Paketa e shpëtimit, e cila drejtohet nga nëpunësi i lartë gjerman Klaus Regling, teorikisht mund të japë borxh 440 miliardë euro, për ata që garantojnë anëtarët e eurozonës.

Kësaj i shtohen edhe 60 miliardë euro nga buxheti i Komisionit Evropian dhe 250 miliardë euro nga FMN-ja. Gjithsej shuma në dispozion është 750 miliardë euro.

Kjo shumë në praktikë është e kufizuar në rreth 450 miliardë euro, sepse një pjesë e garancive për kreditë duhet të mbahet e tërhequr si të thuash si kapital i saj.

 Kreditë sigurohen në maksimum, në mënyrë që  EFSF në përgjithësi të vlerësohet në tregjet e kapitalit me kategorinë AAA të bonitetit. 

Kjo i duhet EFSF-së, që të mund të mbledhë vetë para me ineteresa të ulëta, në mënyrë që ajo të mund t\'ua përcjellë ato shteteve në vështirësi financiare.

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së kanë rënë dakord, që shuma e parave që mund të jepen borxh të rritet në 750 miliardë euro.

Për këtë shtetet e eurozonës duhet të japin garanci më të larta. Aktualisht Finlanda nuk është dakord, sepse një parti skeptike ndaj Evropës është kundër shtimit të fondit të shpëtimit.

Nën ombrellën e shpëtimit të eurozonës janë strehuar Irlanda dhe Portugalia. Irlanda në dhjetor 2010 njoftoi për një nevojë financiare për tre vitet e ardhshme në vlerën 80 miliardë euro. Komisioni i BE-së deri tani i ka dhënë borxh Irlandës rreth 22,5 miliardë euro.

Nga fondi i kredive EFSF deri tani ka paguar vetëm 3,6 miliardë euro. Norma e interesit për këtë kredi është 5,9 %. 

Për kryeministrin e ri të Irlandës Kenny, kjo normë interesi është mjaft e lartë. Ai kërkon interes më të ulët. Në fund të marsit Portugalia kërkoi ndihmë prej EFSF-së.

Ministrat e Financave të eurozonës parashikohet që të miratojnë për Portugalinë një kuadër kredie prej 78 miliardë eurosh, duke përfshirë edhe kuotën e FMN-së, e cila do të përbëjë afërsisht një të tretën. Pagesa e këstit të parë pritet të bëhet në qershor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)