04 Maj 2024

Fol: Të konfiskohet pasuria e të korruptuarve

Prishtinë, 22 prill - Lëvizja Fol sot, publikoj “ Analizën mbi kornizën ligjore kundër pasurisë së përvetësuar në mënyrë të paligjshme” e cila trajton mungesën e legjislacionit të duhur për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme në Kosovë që është shumë e rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Drejtësia kundër atyre që keqpërdorin parat e qytetarëv të Kosovës vendoset vetëm atëherë kur këta person përveçqë janë në burg gjithashtu u konfiskohet pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme.

Venera Ramaj, hulumtuese në Lëvizjen FOL vuri në pah neglizhencën e institucioneve që të zbatojnë edhe legjislacionin ekzistues në fushën e konfiskimit të pasurisë.

Më tepër se një vit nga hyrja e tij në fuqi nuk kemi vërejtur një angazhim serioz në zbatimin e Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe të Sekuestruar, deklaroi znj. Ramaj. Përveç kësaj, problem parësor për zbatim, është mungesa e një ligji themelor që do t’i obligonte autoritetet ta konfiskojnë pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme, duke e bërë atë pjesë integrale të hetimit, ndjekjes dhe ndëshkimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Qëllimi dhe fushëveprimi i tij reduktohet në themelimin e një Agjencie Ekzekutive, në kuadër të një ministrie të Qeverisë, e cila do të jetë përgjegjëse për zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe të masave pasuese që synojnë vendosjen e drejtësisë retributive (‘ndëshkim shpagues’) ndaj pothuaj të gjithë qytetarëve të vendit (taksapaguesve). Ajo gjithashtu do të ndëshkojë abuzimin me fonde publike, duke i rikthyer ato tërthorazi në dobi të taksapaguesve.

Ky ligj, përveç se dështon të vendosë rregulla në parandalimin dhe sanksionimin e pasurimit të kundërligjshëm, në thelb ka më tepër karakter të legjislacionit sekondar. Pjesa dërrmuese e tij fokusohet në aspekte krejtësisht teknike të funksionimit të kësaj agjencie ekzekutive dhe të cilat duhet rregulluar nëpërmjet termave të referencës.

Sipas ekspertëve dhe avokatëve, deklaroi znj. Ramaj është e qartë se gjykatat nuk mund të gjykojnë dhe të shqiptojnë aktgjykime të plotfuqishme për konfiskim të pasurisë në raste të tjera përpos atyre që kanë të bëjnë me vepra të rënda penale, të parapara me Kodin Penal të Kosovës (neni 82 dhe 83). Sipas KPK-së, pasuria e kundërligjshme mund t’u konfiskohet vetëm atyre personave që kanë kryer ndonjë vepër të rëndë penale.

Pasuria në ditët e sotme mund të përvetësohet përmes krimit të organizuar në mënyra të sofistikuara. Kjo mënyrë shpesh aplikohet nga njerëzit me ‘jaka të bardha’, të cilët nuk janë njerëz të thjeshtë, por mund të jenë pjesë e strukturave të larta politike, ekonomike, diplomatike etj., duke e bërë të vështirë që Kodi Penal të merret si bazë juridike për ndjekje dhe ndëshkim efektiv.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)