15 Maj 2024

FOL: Strategjia kundër korrupsion përsëritur mangësitë e kaluara

Prishtinë, 27 Janar - Lëvizja Fol ka mbajtur sot debatin me temën “Strategjia Kundër Korrupsion 2012-2016: Pritjet e institucioneve dhe shoqërisë civile në luftë kundër korrupsionit”.

Në këtë debat është diskutuar për dobësitë dhe përparësitë e kësaj strategjie në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

Hulumtuesi në Lëvizjen FOL, Armend Mazreku, ka thënë se “gjatë procesit hartues strategjia e re 2012-2016 ka përsëritur fatkeqësisht disa nga mangësitë e strategjisë së kaluar”.

Më tutje, ai pohoi se “lufta kundër korrupsionit nuk mund të jetë e suksesshme nëse paraprakisht nuk ekziston vullneti politik nga institucionet publike.

Mungesa e hulumtimeve paraprake që do të tregonin nivelin e lartë të korrupsionit, shkaqet dhe karakteristiket e tij, mungesa e një hulumtimi objektiv mbi zbatueshmërinë e strategjisë paraprake 2009-2011, si dhe qasja gjithëpërfshirës e shumë sektoriale e strategjisë 2012-2016 janë vetëm disa nga shqetësimet e Lëvizjes FOL, - tha më tej hulumtuesi Mazreku.

Ndërkaq, shefi i divizionit për legjislacion dhe edukim në Agjencinë Kundër Korrupsion, Burim Sadiku, tha në anën tjetër se  Agjencia ka bërë një raport të strategjisë së mëparshme. Sipas tij, edhe “strategjia e re është bazuar në vlerësimet e institucioneve të brendshme dhe ndërkombëtare sa i përket nivelit të korrupsionit në vendin tonë”.

Sipas tij, “qëllimi i strategjisë së re është reduktimi progresiv i nivelit të korrupsionit në vendin tonë”. Më tutje, ai pohoi se Agjencia, së bashku me institucionet tjera e shoqërinë civile, do të bëjë gjithçka që është e mundshme që kjo strategji të zbatohet dhe në këtë mënyrë të arrihen rezultatet e pritura.

Ndërkaq, pjesëmarrësit tjerë në këtë debat shprehën disa nga shqetësimet e tyre për ngutshmërinë e hartimit të kësaj strategjie, duke mos marrë parasysh thirrjet e shoqërisë civile për realizimin e hulumtimeve empirike, për një qasje më të drejtpërdrejt në përcaktimin e sektorëve që janë më të prekur nga korrupsioni, siç është prokurimi publik, privatizimi i ndërmarrjeve publike, partitë politike, si dhe një afatizim më i qëndrueshëm kohor i masave anti-korrupsion.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)