29 Mars 2024

Fol: Partitë politike të bëjnë publike financat e tyre

Prishtinë, 10 nëntor - Përderisa Republika e Kosovës bëhet gati të mbajë zgjedhjet e parakohshme me 12 Dhjetor të këtij viti, çështja e korrupsionit dhe krimit të organizuar dominojnë agjendën dhe retorikën e të gjitha partive politike në Kosovë.

Andaj, Lëvizja FOL i ka dërguar sot nga një letër shtatë partive politike në Kosovë (PDK, LDK, AAK, AKR, LDD, FER, VETËVENDOSJE), dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ),  përmes së cilës kërkon që partitë politike të bëjnë publike burimet dhe financat e tyre. 

Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL deklaroj se një veprim i tillë do të ishte një shenjë pozitive nga ana e partive politike se seriozisht janë për luftimin e korrupsionit.

“Transparenca dhe llogaridhënia duke qenë parime qenësore të demokracisë janë mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në këtë kontekst, buxheti dhe burimet e financimit të partive politike janë shumë të rëndësishme”, tha Ilazi, duke shtuar se këtyre letrave i është bashkangjitur edhe nga një kopje e Ligjit  për Financat e Partive Politike, i cili është shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 80 paragrafi 5 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në numrin Nr. 82 me 21 tetor 2010. 

Ndërkaq, në letrën drejtuar KQZ-së, Lëvizja FOL ka përgëzuar këtë institucion për punën që është duke bërë në organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ilazi tha se nga KQZ-ja është kërkuar që të përmbush obligimet e saj të dala nga Ligji për Financat e Partive Politike.  “Në bazë të Nenit 15 alineja 4, të Ligjit për Financat e Partive Politike KQZ-ja duhet ti publikoj të gjitha raportet vjetore financiare (të partive politike) së bashku me deklaratën e auditimit të subjekteve politike në faqen zyrtare të saj. Andaj kemi kërkuar nga KQZ-ja që sa më parë të bëni publike në ueb faqe raportet financiare të partive politike”, tha Ilazi. Edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i është dërguar një kopje e Ligjit për Financat e Partive Politike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)