05 Maj 2024

FOL: Mbi 7 milion është diferenca e deklarimeve të pasurisë

Prishtinë, 9 qershor - Lëvizja FOL sot publikoj Raportin e parë Krahasues mbi Vlerësimin e Deklarimeve të Deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Agjencinë Kundër-Korrupsion dhe Komisionin Qendror Zgjedhor.

Bazuar në të gjeturat e këtij Raporti, FOL ka evidentuar dallime të mëdha që ekzistojnë ndërmjet asaj që deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë deklaruar në AKK dhe KQZ.

Ky Raport fokusohet pikërisht në anën cilësore të deklarimit të pasurisë. Kjo bëhet duke u fokusuar në një grup zyrtarësh të lartë të zgjedhur drejtpërdrejt, përkatësisht duke i krahasuar deklaratat e pasurisë së tyre në Agjencinë Kundër Korrupsion dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (të dyja të bëra në vitin 2010).

Me këtë synohet që duke i identifikuar të dhënat potencialisht të gabuara dhe mospërputhjet e mundshme, të jepet një pasqyrë se me çfarë sfidash dhe problemesh mund të përballet procesi i deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë nga aspekti teknik, në mënyrë që pastaj të mund të përmirësohet dhe të avancohet zbatimi i obligimit kushtetues dhe ligjor të zyrtarëve të lartë për të deklaruar pasurinë e tyre.

Ky Raport përmban të dhëna të hollësishme mbi numrin e zyrtarëve të lartë të obliguar për të deklaruar pasurinë, numrin e atyre që e kanë kryer këtë obligim gjatë periudhës raportuese e të atyre që nuk e kanë bërë këtë, si dhe numrin e zyrtarëve ndaj të cilëve Agjencia Kundër Korrupsionit ka kërkuar shqiptimin e sanksioneve administrative.

Sipas këtij raporti, nga gjithsej 800 zyrtarë të lartë publikë të obliguar për të deklaruar pasurinë, 619 prej tyre e kanë deklaruar pasurinë, kurse 173 prej tyre nuk e kanë bërë këtë, gjë që paraqet një shkallë prej 78.1% të zbatimit.

Sa i përket vitit 2010, brenda afatit të parë të deklarimit (31 mars 2010) shkalla e zbatimit është rritur për 9.97% (rritje nga 78.1% në 88.07%).

Shprehur në shifra absolute, nga 1560 zyrtarë të lartë të obliguar për të deklaruar pasurinë, 1374 prej tyre e kanë bërë këtë e 186 prej tyre jo, kurse deri në qershor kanë mbetur vetëm 69 prej tyre që nuk e kanë  deklaruar pasurinë.

Brenda afatit përfundimtar për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, shkalla e zbatimit raportohet të jetë rritur për 7.63% (nga 88.07% në 95.7%).

 Sa i përket bashkëpunimit ndër-institucional në deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, në raportin e vitit 2009 raportohet refuzimi nga ana e dy institucioneve ekzekutive për të bashkëpunuar me Agjencinë Kundër Korrupsionit në ofrimin e informatave të kërkuara, kurse në atë të vitit 2010 nuk është raportuar ndonjë pengesë e kësaj natyre.

Gjetjet e paraqitura në këtë analizë politikash tregojnë se deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë publik ende përballet me sfida dhe probleme.

Ndër më kryesoret të identifikuara këtu janë: ekziston dallim i konsiderueshëm në mes të formularit të AKK-së dhe atij të KQZ-së për deklarimin e pasurive të zyrtarëve të lartë të zgjedhur, mungesa e një udhëzuesi për deklarimin e pasurisë, mungesa e mekanizmave dhe procedurave për verifikimin e pasurisë së deklaruar, mospërputhja e të dhënave për kategori të ndryshme të pasurisë, dhe madje shpesh edhe të dhëna kundërthënëse.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)