01 Maj 2024

Fol: Dy tendere në MD kemi vërejtur mangesi

Prishtinë, 29 prill - Lëvizja FOL gjatë kësaj periudhe raportuese ka bërë monitorimin e një tenderi me procedurë komplete: atë të “Furnizimit me farëra dhe pesticide”, rivlerësimin e tenderit të “Furnizimit me mish dhe prodhime nga mishi”, si dhe hapjen e dy të tjerëve për “Furnizimin me miell, bukë dhe prodhimeve të brumërave” dhe “Furnizimin me automjete për transportin e të burgosurve”.

"Gjatë këtij procesi kemi vërejtur disa të mangësi për të cilat mendojmë se zyra e prokurimit pranë MD-së mund të intervenoj para se të filloj hapja e tenderëve, vlerësimi dhe në fund dhënia e kontratës", thuhet në raport.

Marrë parasysh se Memorandumi mes Lëvizjes Fol dhe Ministrisë së Drejtësisë u nënshkrua me 24/03/11 ende sipas Fol-it nuk është arritur një komunikim konform parimeve që jemi marrë vesh.

"Deri më sot ne nuk e kemi një adresë të saktë se cili nga zyrtarët e prokurimit pran MD-së është përgjegjës për komunikim me Lëvizjen FOL. Ne dosjet e tenderit i kemi pranuar nga zyrtarë të ndryshëm në MD-së dhe jo nga një zyrtarë i caktuar."

Tenderi për furnizim me farëra dhe pesticide: edhe pse këtu filluam nga faza e vlerësimit, procesi në përgjithësi shkoj në rregull.

Mirëpo sipas raportit te Fol-it gjatë procesit të vlerësimit u gjetën disa mangësi që kanë të bëjnë me gabimet aritmetikore.

Edhe pse sipas tyre u kërkua nga zyra e prokurimit pranë MD-së interpretim nga ana e KRPP-së, KRRP-ja u përgjigj në afatin ligjorë, komisioni i vlerësimit nuk arriti të vendosë për fituesin.

Si pasojë u vendosë që të shkohet në ritenderim me afat të shpejtuar që do të nënkuptonte 10 ditë, meqë komisioni ra dakord se natyra e këtij tenderimi është i ndjeshëm dhe shumë varet nga kushtet natyrore.

Ky komision me 23/03/2011 kërkoi sqarim nga KRRP, një ditë më pas mori përgjigjen nga KRPP.

Edhe pse anëtarët e komisionit kërkuan që ky tender të shkoj në ritenderim, arsyetimin nga ana e komisioni e kam pranuar me datën 30/03/2011.

Arsyetimi që komisioni ka dërguar zyrës së Prokurimit të MD-së me nr. 528/29/03/11, konsideroj që është në kundërshtim me parimet e ekonomicitetit dhe efikasitetit dhe plotësisht i ndryshëm nga deklarimet që ata i dhanë në ditën e vlerësimit.

"Duke i konsideruar si neglizhencë këto arsye të paraqitura më lartë, do të japë mendimin për pasojat që do të paraqiten në vijim. Vlera e përafërt e këtij tenderi mund të jetë diku rreth 50.000 Euro duke i krahasuar të 7 ofertat paraprake."

Ndonëse anëtarët e komisionit u ranë dakord që ky ritenderim të shkoj me procedurë të shpejtuar brenda 10 ditëve.

Mirëpo nga informatat që Fol ka marrë nga Zyra e prokurimit hapja e këtij tenderi do të bëhet tek me datën 27/04/11, që do të thotë afro një muaj nga anulimi i tij.

"Të konsiderojmë se deri te nënshkrimi i kësaj kontrate do të kalojnë vetëm një muaj jo më shumë, duke mos përfshirë këtu kontestimet eventuale nga operatorët ekonomik, si dhe duke paragjykuar se nuk do të ketë ndonjë pengesë tjetër në proces, sipas parashikimeve tona ky tender fillon së zbatuari diku në fillim të qershorit", thuhet ne raportin e Fol-it.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)