06 Maj 2024

FMN: Vendeve arabe u nevojiten 160 miliardë dollarë

Washington,  27 maj - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i ka premtuar vendeve arabe që ndodhen në procesin e tranformimeve politike ndihma miliardëshe.

Nga një raport i G8-s bëhet e ditur, sipas FMN-së, se ky institucion do të japë kredi, n.q.se se vendet jo-eksportuese të naftës nga vendet afrikanoveriore do ta kërkonin këtë kredi.

FMN ka gati 35 miliardë dollarë. Sipas vlerësimit të saj, nevoja për ndihma financiare nga jashtë në këto vende deri në vitin 2013 do të kalojë 160 miliardë dollarët. Një pjesë e konsiderueshme e saj do të vijë nga donatorët ndërkombëtarë, theksojnë mediat ndërkombëtare.

FMN paralajmëroi njëkohësisht për destabilizimin politik dhe social, në rast se këto vende nuk do të arrijnë të kenë rritje ekonomike. Politika duhet të tregojë vëmendje të posaçme ndaj sektorit të ekonomisë private, dhe duhet të krijojë për këtë një klimë të posaçme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)