26 Mars 2023

FMN: Spanja të bëjë reforma urgjente

Madrid, 25 maj - Fondi Monetar Ndërkombëtar bëri thirrje për reforma urgjente në tregun e punës dhe sistemin bankar në Spanjë. Apeli i FMN-së vjen në kohën kur qeveria socialiste po përpiqet të përballet me deficitin e shkaktuar nga kriza e borxheve.

Në raportin vjetor, FMN-ja tha se pas konsultimeve me qeverinë "ekonomia e Spanjës ka nevojë për reforma të thella dhe gjithëpërfshirëse" si dhe masa të kursimit.

FMN-ja i përshkroi sfidat e Spanjës si "të rënda". Në fillim të muajit, Greqia mori 110 miliardë euro ndihma nga Bashkimi Evropian dhe FMN-ja për të shpëtuar nga falimentimi. 

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dhënë tre prioritete; I pari - Krijimi i tregjeve më fleksibël për hapjen e vendeve të punës dhe rishpërndarjen mes sektorëve në një vend ku përqindja e papunësisë i ka kaluar 20 për qind gjatë tremujorit të parë;

I dyti - Konsolidimi buxhetor për të ulur financat publike mbi një bazë të qëndrueshme(Qeveria ndërmori masa të ashpra për ekonomizimin e 15 miliardë eurove në vitin 2010 dhe 2011);

I treti - Konsolidimi i sektorit bankar dhe një reformë për riforcimin dhe efikasitetin e sistemit ekonomik për të cilin rreziqet janë akoma të larta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)