21 Maj 2025

FMN: Shqipëria do të këtë rritje ekonomike 2.1 për qind në 2014

Tiranë, 9 prill - Në 2013-n Shqipëria ka shënuar rritjen më të ulët në rajon, me përjashtim të Kroacisë. Maqedonia dhe Mali i Zi u zgjeruan mbi 3 për qind.

Fondi Monetar Ndërkombëtare ka publikuar të martën raportin e ri për pasqyrën ekonomike globale “Rimëkëmbja fuqizohet, por dobësitë mbeten”.

Sipas raportit, rritja e prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë në vitin 2014 do të gjallërohet në 2.1 për qind, pas një zgjerimi prej vetëm 0.7 për qind në 2013.

Ekonomia shqiptare pritet të gjallërohet në 2015-n, me një rritje prej 3.3 për qind, parashikon raporti.

Gjithsesi, performanca e ekonomisë vendase, që në 2013-n kaloi vitin e saj më të keq në një dekadë, pritet të mbetet poshtë nivelit të lartë prej gati 8 për qind që u arrit në 2008-n.

Sipas raportit të FMN-së, në vitin 2019, rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet të jetë 4.7 për qind. Në 2013-n, Shqipëria u rrit shumë më pak se mesatarja e Evropës në zhvillim prej 2.8 për qind.

Nga vendet e rajonit, në 2013-n Shqipëria ka shënuar rritjen më të ulët në rajon, me përjashtim të Kroacisë, që u tkurr me 1.1 për qind. Vetëm në afatin e gjatë pritet që vendi ynë të zgjerohet më shpejt se mesatarja e Evropës në zhvillim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)