29 Prill 2024

FMN: Rritet influenca e Kinës mbi ekonominë botërore

Pekin, 4 shtator - Rritja e qëndrueshme së ekonomisë kineze po luan rol pozitiv për ekonominë botërore, thotë një raport i publikuar të premten nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Por në të njëjtën kohë, FMN, thotë se Kina duhet të forcojë reformat për ndryshimin e mënyrës së zhvillimit ekonomik, në mënyrë që ta ndihmojë ekonominë botërore të ketë një rritje më të fortë, të ekuilibruar dhe të vazhdueshme.

Raporti i FMN-së, analizon influencën që kanë mbi ekonominë botërore, pesë ekonomitë më kryesore të planetit, si SHBA-ja, Kina, Eurozona, Britania dhe Japonia.

Tek ekonomia kineze, raporti analizon mënyrën e rritjes ekonomike, kursin e këmbimit valutor dhe rezervat valutore.