02 Maj 2024

FMN paralajmëron për krizë ekonomike

New York, 26 shtator - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka deklaruar se ekonomia botërore ka hyrë në një kthesë të rrezikshme dhe se për të përballuar krizat e mundshme nuk ka burime të mjaftueshme.

Në mbledhjet e gjysmë vitit të FMN-së dhe të Bankës Botërore, dalluan shqetësimet se kriza ekonomike në Evropë ka filluar të kërcënojë edhe ekonominë botërore.

Christine Lagarde, Kryetarja e FMN-së u shpreh se kapaciteti i dhënies së kredisë aktualisht është 400 miliardë dollarë, por në rast se kriza do të rritet kjo shifër do të mbesë e pamjaftueshme.

"Ne duhet të kemi një kapacitet që përballon kriza me përmasa më të mëdha" tha Lagarde dhe bëri thirrjen për rritjen e fondeve të FMN-së.

Edhe Sekretari i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Timothy Geithner, tha se kriza e përjetuar në Evropë cilësohet si kërcënimi më i madh i ekonomisë globale.

Ai kërkoi prej Bankës Qendrore Evropiane që ti bëjë më shumë presion për reforma vendeve anëtare.

Në komunikatën e përbashkët, thuhej se vendet anëtare do të punojnë së bashku për arritjen e sigurisë dhe stabilitetit nëpër tregje.

Edhe Zëvendës Kryeministri turk Ali Babaxhan realizoi një sërë takimesh dypalëshe me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare si dhe mori pjesë në takimet e rretheve të investimit dhe financave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)