01 Prill 2023

FMN: Në Evropë po vazhdon papunësia

Varshavë, 30 mars - Rimëkëmbja e ekonomisë evropiane pas krizës globale do të jetë e ngadaltë, pasi rritja e lehtë e sektorit financiar nuk mjafton për zvogëlimin e papunësisë, deklaroi sot në Varshavë drejtori i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

"Evropa i ka rezistuar më mirë krizës, sepse ekonomitë më pak delikate bien më ngadalë", deklaroi Dominique Strauss-Kahn gjatë një fjalimi të mbajtur përpara studentëve të Shkollës së Ekonomisë në Varshavë.

"Por, për shkak të kësaj mungese elasticiteti, rimëkëmbja do të kërkojë pak kohë për t´u arritur", shtoi Strauss-Kahn, në vizitën e tij të parë në Poloni si kreu i FMN-së.

"Dhe kjo rimëkëmbje e ngadaltë do të sjellë në Evropë një rritje reale prej rreth një për qind, ndoshta 1,5 për qind, ndoshta edhe pak më tepër, por jo shumë më tepër, gjë që nuk është sa duhet. Një rritje e dobët ekonomike në Evropë shoqërohet me papunësi të lartë. Dëgjoj shumë njerëz që thonë ´Krizën e lamë pas, ajo përfundoi´. Mendoj se ata e kanë gabim", vazhdoi Strauss-Kahn.

"Krizën financiare ndoshta e kemi lënë pas, por pasojat e saj në shoqëri do të ndihen për një kohë të gjatë. Dhe për sa kohë nuk është zvogëluar papunësia, nuk mund të themi se ka kaluar kriza", shtoi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)