05 Maj 2024

FMN mund t'i ofrojë Serbisë 1,4 miliard dollarë kredi

Beograd, 29 maj - Kreu i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Serbi thotë se huadhënësi botëror mund të nënshkruajë këtë vit një marrëveshje për t’i ofruar Beogradit kredi me vlerë prej 1,4 miliard dollarësh.

Albert Jeger i tha revistës serbe Ekonomist se hollësitë janë akoma duke u diskutuar, por se kredia do të jepej për një vit e gjysëm. Fondet mund të jenë gati për Serbinë në fund të shtatorit.

Zyrtarët serbë thonë se nuk planifikojnë t’i përdorin këto para  nëse nuk ka krizë ekonomike. Zoti Jeger theksoi se paratë do të përdoreshin për të ndihmuar në mbulimin e buxheteve të vitit të ardhshëm dhe të 2013-ës.

Misioni i FMN-së e ka diskutuar marrëveshjen me zyrtarët në Beograd që nga fillimi i javës. Zyrtarët serbë thonë se po kërkojnë ndihmë nga FMN-ja në krijimin e një programi të reformës fiskale dhe në përmirësimin e kushteve për investime.

Serbia po përpiqet të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)