11 Maj 2024

FMN miraton planin e ri për Greqinë me vlerë 28 miliardë euro

Washington, 16 mars - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) miratoi një hua të re prej 36 miliardë dollarësh apo 28 milionë euro për Greqinë, megjithë rezervat për masat ekonomike të lidhura me një hua të mëparshme.

Bordi i FMN-së miratoi sot një propozim të drejtores së Fondit, Christine Lagarde për fondet e reja.

Ajo tha javën e kaluar se huaja e FMN-së do të ishte një pasqyrim i “vendosmërisë së agjencisë për të vazhduar angazhimin” në ndihmë të qeverisë së Athinës për të zgjidhur problemet ekonomike dhe për të përmirësuar gradualisht shanset ekonomike të Greqisë.

Huaja e FMN-së vjen pas një marrëveshje të kohëve të fundit nga fqinjët evropianë të Greqisë për një paketë shpëtimi 170 miliardë dollarëshe, e dyta brenda dy vjetësh dhe falja e një shume 142 miliardë dollarëshe huaje nga kreditorët të cilëve Greqia u detyrohej.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)