26 Mars 2023

FMN miraton një tjetër hua për Serbinë

Beograd, 2 shtator - Fondi Monetar Ndërkombëtar miratoi një tjetër këst të huasë për Serbinë dhe lejoi që vendi t'i japë fund më herët ngrirjes së pagave dhe pensioneve, në kushtet e rritjes së çmimeve.

Shefi i misionit të FMN-së për Serbinë, tha se marrëveshja, pasi të konfirmohet nga bordi, i hap rrugën Serbisë, që të marrë edhe 380 milionë euro të tjera nga një total prej 2,9 miliardë eurosh.

Por ai shtoi se qeveria serbe duhet të çojë për miratim në Parlament një ligj për përgjegjësinë fiskale, sipas një marrëveshjeje të arritur më parë mes Beogradit dhe FMN-së.

Zyrtarët e FMN-së thanë gjithashtu se rimëkëmbja e Serbisë nga recesioni i thellë i vitit 2009, ka qenë e ngadalshme dhe e vështirë. Serbia ka marrë tashmë 1,4 miliardë euro nga huaja 2-vjeçare e miratuar në maj të vitit 2009. Ajo kërkoi ndihmën e FMN-së pas pakësimit të investimeve të huaja për shkak të krizës ekonomike botërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)