04 Maj 2024

FMN: Mëkëmbja ekonomike përballet me sfida

Washington, 20 prill - Mëkëmbja e ekonomisë globale po merr fuqi nxitëse, por hendeku i prodhimit dhe papunësia mbeten ende në një nivel të lartë. Krahas kësaj, në ekonomitë e reja, po grumbullohen rreziqe makroekonomike.

Ky ishte konkluzioni i njoftuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, pas mbledhjes së ministrave të Financave dhe Guvernatorëve të bankave qendrore të vendeve anëtare të G20-s.

Sipas FMN-së, vendet e zhvilluara të G20-s, po rimëkëmben me forcat e veta, por në përgjithësi rritja e tyre ekonomike është ngadaltë.

Përveç tyre, ekonomitë e reja po përballen gjithnjë e më shumë me inflacionin, çka është sinjal për një situatë të vështirë në të ardhmen.

Gjithashtu, të gjitha ekonomitë po përballen me sfidën e re të shkaktuar nga çmimi i lartë i lëndëve të para, çka do ta thellojë edhe më inflacionin.

FMN-ja u bëri thirrje ekonomive të zhvilluara, posaçërisht atyre në Eurozonë që të ndërmarrin veprime mbi restaurim dhe reformim e sistemit financiar.

Ndërsa ekonomive të reja, FMN-ja u sugjeroi të marrin masa të kujdesshme për kontrollin makroekonomik, atë të kapitaleve, për të shmangur kështu rritjen e një rreziku sistematik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)