14 Maj 2024

FMN: Kriza në Evropë rreziku kryesor për Kinën

Bruksel, 7 shkurt - Një rëndim i krizës ekonomike në Evropë është rreziku kryesor për Kinën, që mbetet e pavarur nga variacionet e kërkesës botërore, theksoi sot Fondi Monetar Ndërkombëtar në një raport.

\"Ekonomia botërore është një një gjendje kritike dhe rreziqet janë në rritje. Më e dukshmja është intensifikimi i spirales negative mes presionit mbi financat e shteteve dje bankave në zonën euro\'\', shkruan FMN në një raport mbi Kinën.

\"Nëse rreziku i paqëndrueshmërisë financiareqë vjen ng aEvropa do të materializohet, kjo do të çojë rritjen ekonomike të Kinës drejt rënies\'\', konfirmoi ai.

Më e keqja e rasteve të imagjinuara në parashikimet botërore të publikuara nga FMN në muajin janar, rritja ekonomike botërore do të ulet me 1,75 pikë në raport me një skenar të mundshëm dhe ajo e Kinës me rreth katër pikë.

FMN-ja ka parashikuar për ekonominë e dytë botërore një rritje ekonomike prej 8,2 për qind gjatë këtij viti, një nga më të lartat e planetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)