03 Maj 2024

FMN: Kriza greke dhe italiane rrezikojnë Shqipërinë

Tiranë, 26  tetor - Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi dje një raport për ekonominë shqiptare ku konstatohet se Shqipëria ka lidhje të forta me Greqinë dhe Italinë, jo vetëm tregtare, por edhe në tregun e punës dhe sistemin bankar.

Këto dy të fundit mund të rezultojnë në pasoja substanciale, ku rreziku më i madh është ai i infektimit të sistemit bankar.

Borxhi i pashlyer në banka nga 3 përqind e totalit përpara krizës është gjashtëfishuar duke arritur në gati 18 për qind.

FMN thotë se shkaku kryesor i përkeqësimit të kredisë është dobësia e institucioneve dhe sistemit gjyqësor në vend që pengojnë ekzekutimin e garancive.

Zgjidhja e kësaj cështjeje duhet të jetë sipas FMN-së një nga prioritetet kyc afatshkurtër të Shqipërisë, pasi sipas tij këto shkurtime spontane kanë rritur rrezikun që qeveria të mos shlyejë detyrimet e saj financiare për bizneset që kryejnë punët publike.

Borxhi i keq i qeverisë arriti në 0.7 për qind e Prodhimit Kombëtar Bruto.

FMN thotë se këto detyrime janë bërë një faktor rreziku për krijimin e një zinxhiri borxhesh të pashlyera në eknomi. Nga ana tjetër, për shkak të mosrimbursimit, qeverisë i janë akumuluar detyrime të mëdha të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar që duhet kthyer.

Nëse administrata nuk rimburson TVSH-në, FMN thotë se imazhi i Shqipërisë në sytë e investitorëve të huaj, do të cënohet.

Ndërsa nëse qeveria do i shlyejë këto detyrime, buxheti do të goditet jo pak.

Në fund FMN vëren se qeveria shqiptare është kontradiktore në vizionin e saj mbi modelin e ekonomisë, teksa nga njëra anë mbron idenë e qeverisë së vogël me taksa të ulëta, por ndërkohë vitet e kaluar ka rritur fort faturën e pagave dhe pensioneve ndërkohë që mbledhja e taksave është përkeqësuar.

Në këto kushte Fondi i sugjeron qeverisë shqiptare që rritja e pagave dhe pensioneve të jete sa për të kompensuar rritjen e çmimeve, së dyti të përmirësojë mbledhjen e të ardhurave dhe të rishikojë nivelin e taksës së sheshtë, që sipas saj, duhet të rritet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)