13 Maj 2024

FMN ka ulur pritjet në lidhje me rritjen globale

Washington, 26 janar - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), i ka ulur pritjet në lidhje me rritjen globale.

Ndërkohë që pritjet për rritjen ekonomike globale janë ulur nga 4% në 3,3%, për zonën euro ka ardhur paralajmërimi i recesionit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN, publikoi raportin tradicional “Panorama Ekonomike Botërore” të muajit janar.

Në raport, vërehet se kriza financiare në zonën euro ka ngadalësuar ekonominë globale.

Ndërkohë që për vitin 2012 FMN-ja për disa vende të zonës EURO bën parashikime të moderuara dhe për disa të tjera për disa të tjera rënie të ashpra, për vitin 2013 ajo thotë se ekonomia botërore do të japë sinjalet e rimëkëmbjes.

Në raport gjithashtu thuhej se efekti më i madh i ngadalësimit në ekonomi do të ndihet në Evropën Qendrore dhe Lindore, në vendet që kanë lidhje të ngushta tregtare me zonën e euros.

FMN e cila parashikimet në lidhje me rritjen globale i uli dukshëm, në raportin e saj vendeve u këshillonte që më tepër se marrjen e masave në buxhet të ndiqnin politika për rritjen e besimit që do të gjallërojnë ekonominë.

FMN gjithashtu në raport fliste edhe për tre ekonomitë më të mëdha në botë...

FMN-ja nuk e ndryshoi parashikimin e saj për rritjen 1,8% të SHBA-së, ekonomisë më të madhe në botë, kurse pritjet për Kinën nga 9% i uli në 8,2%.

Në raport edhe rritja ekonomike e Japonisë, nga 2,3% është ulur në 1,7%. Këtë vit FMN-ja parashihet për rritjen ekonomike të Azisë nga 8% i uli në 7,3%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)