28 Prill 2024

FMN: Ekonomia turke rezistencë të fort ndaj kirzes globale

Ankara, 19 dhjetor - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), publikoi Vlerësimet pas Programit të Dytë.

Në vlerësimet e kapitujve me titull “Zhvillimet në periudhën e fundit, Panorama e Përgjithshme dhe Rreziqet”, bëhet e ditur se ekonomia e Turqisë, rimëkëmbjen e fuqishme pas krizës ekonomike globale e ka vazhduar edhe gjatë vitit 2010.

Produkti i Brendshëm Bruto, së bashku me rritjen që këtë vit pritet të kalojë vlerën 8%, në pjesën e vlerësimit ku shprehet se do ta kalojë lehtë nivelin para krizës, theksohet se Turqia, është një nga disa vende të Evropës, që do të arrijë të kaloj me sukses këtë pikë kthesë.

Gjithashtu në vlerësim, theksohet se inflacioni vjetor, vazhdon të qëndrojë i lartë dhe i ndryshueshëm, por bërthama e inflacionit, ditët e fundit duke u ndikuar nga faktorë të përkohshëm, nga pikëpamja historike, ka zbritur në nivelin më të ulët dhe kjo gjendje ka ekuilibruar së tepërmi, hendekun e prodhimit.

Në kuadrin e reformave të reja në Fondin Monetar Ndërkombëtar, kuota e Turqisë në fazën e parë do të rritet nga 0,55% në 1%.

Rritja e kuotës së Turqisë do të shtojë edhe forcën e saj të përfaqësimit në FMN.

Në Mbledhjen Pranverore të FMN-Banka Botërore, u vendos për të punuar në drejtim të rritjes së kuotës për të shtuar në instancat drejtuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar të drejtën e fjalës së vendeve në zhvillim.

Edhe Turqia u përfshi ndër vendet që do të përfitojë rritje të kuotës.

Kështu do të mund të shtohet edhe fuqia ndikuese e Turqisë në vendimet e FMN-së.

Në Fondin Monetar Ndërkombëtar, një institucion financiar ky me gjithsej 184 vende anëtare, ku e drejta e votës nuk është e barabartë, një vend përdor aq vota sa ka edhe kuotën.

Kuota gjithashtu përcakton njëkohësisht shumën e kontributit material që një vend do t'i japë FMN-së, si edhe limitin e kredisë që mund të tërheqë nga ky institucion.

Në kuadrin e reformave në FMN, një pjesë mbi 6% e kuotave do t'u transferohet tregjeve në rritje dhe vendeve në zhvillim.

Krahas kësaj, mbi 6% e kuotave do të kalojnë nga vendet me përfaqësi të gjerë në Bordin Drejtues, tek ato që kanë fuqi më të vogël përfaqësimi.

Me hyrjen në fuqi të paketës së reformave, kuota e Turqisë do të rritet nga 0,55% që është aktualisht, në 0,98%, kurse e drejta e votës do të jetë 0,95%.

Pas kësaj Turqia do të bëhet vendi i 20-të me kuotacionin më të lartë në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe njëkohësisht vendi i 4-t, që përfiton më shumë nga rritja e kuotës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)