28 Prill 2024

FMN: Ekonomia rumune ka shënuar rritje

Bukuresht, 2 gusht - Ekonomia rumune ka shënuar rritje, por autoritetet duhet të ruajnë disiplinën fiskale dhe të vazhdojnë reformën në sektorin publik, deklaroi sot shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Bukuresht, Jeffrey Franks.

\"Aktiviteti ekonomik është në rritje dhe për vitin 2011 ne parashikojmë një rritje ekonomike edhe mbi 1,5 për qind se vlerësimet paraprake\", bëri të ditur Franks në një konferencë për shtyp pas përfundimit të një misioni vlerësimi në vend.

\"Kjo tendencë pritet të vazhdojë në 2012, kur progresi i rritjes së Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) pritet të arrijë 3,5-4 për qind\", shtoi ai.

Sipas tij, Rumania ka respektuar deri tani objektivat e përcaktuar në një marrëveshje të re të nënshkruar në mars me FMN-në, BE-në dhe Bankën Botërore.

Me gjithë progreset e shënuara muajt e fundit, përfaqësuesi i FMN-së u bëri thirrje autoriteteve të tregohen të kujdesshëm, duke marrë parasysh kryesisht rrezikun e tronditjeve që mund të vijnë nga situata e paqëndrueshme ekonomike ndërkombëtare.

\"Është thelbësore të mbahet disiplina fiskale dhe të ulet deficiti publik nën 3 për qind për vitin 2012, në vend të 4,4 për qind i parashikuar për vitin 2011\", paralajmëroi ai.

E goditur fuqishëm nga kriza ekonomike, Rumania miratoi në vitin 2010 një program masash tepër të ashpra ekonomike përqendruar në një ulje me 25 për qind të pagave për sektorin publik dhe një rritje të TVSH-së nga 19-24 për qind.

\"Kjo politikë fiskale nisi të japë frytet e veta dhe duhet të sigurohemi që përfitimet prej saj nuk janë humbur\", nënvizoi Franks.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)