16 Maj 2024

FMN e shqetësuar për ekonominë në Rumani

Bukuresht, 8 gusht - Përfaqësuesi  i Fondit Monetar Ndërkombëtarë (FMN) për Rumaninë ka paralajmëruar se lufta e brendshme politike mund të ndikojë negativisht në rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Rumania votoi në një referendum për të përcaktuar përmes votës popullore nëse duhet të largohet nga detyra presidenti i vendit ose jo.

Gjykata Kushtetuese e Rumanisë tha të enjten se do të shpallë në 12 shtator vendimin për vlefshmërinë ose jo të referendumit që u zhvillua më 29 korrik.
 
Përfaqësuesi  i Fondit Monetar Ndërkombëtarë për Rumaninë  Erik de Vrijer tha në një takim në Bukuresht me presidentin e përkohshëm të vendit se konflikti i brendshëm politik po dëmton marrëdhëniet ndërkombëtare ekonomike të vendit:

“Gjatë këtyre viteve të fundit Rumania ka bërë përparim në rimëkëmbjen nga kriza financiare e pak viteve më parë dhe ekonomia ka bërë përpara për stabilizimin e inflacionit e situatën buxhetore, por trazirat e fundit në vend kanë rënduar mbi ekonominë”.

Presidenti i përkohshëm i Rumanisë Crin Antonescu e ka siguruar zotin de Vrijer se qeveria e Rumanisë nuk do të lejojë që kjo situatë të ndikojë në negociatat që vendi i tij ka me institucionet ndërkombëtare.

“Kriza politike nuk ndikon në bisedimet që kemi me Fondin Monetar, Bashkimin Europian dhe Bankën Botrore sepse qeveria ka një program politik, është e angazhuar dhe ka një vizion.”

Gjykata Kushtetuese e Rumanisë tha të enjten se do të shpallë në 12 shtator vendimin për vlefshmërinë ose jo të referendumit për largimin e presidentit Traian Basescu.

Shtyrja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese shihet si lëvizja e fundit e betejës së ashpër politike mes qeverisë së majtë dhe presidentit, i cili i përket qendrës së djathtë.

Njoftimi i së enjtes i i Gjykatës Kushtetuese solli rënien e vlerës së monedhës vendase Leu në nivelet më të ulëta të të gjitha kohërave.

Ndonëse 88% e rezultateve të votimit të 29 korrikut ishin për largimin presidentit Bosesku nga detyra, zyrtarët thanë se duhet më parë të përcaktohet vlefshmëria e referendumit  pasi pjesmarrja nuk ka arritur në 50% të votuesve.

Qeveria e kryeministrit Victor Ponta, e cila u përpoq që të largonte nga detyra presidentin Basescu, tani sugjeron se mund të jetë kapur kufiri i duhur prej 50%  të votuesve në referendum.

Që nga periudha e referendumit,  Crin Antonescu, gjithashtu kundërshtar politik i presidentit Basescu, ka shërbyer si president i përkohshëm i vendit.

Bashkimi Europian e ka kritikuar përpjekjen e kryeministrit Ponta për të larguar nga posti presidenitn Basescu, duke i quajtur metodat e tij jo plotësisht demokratike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)