28 Prill 2024

FMN dhe Qeveria e Kosovës arrinë marrëveshjen për disiplinë fiskale

Prishtinë, 3 gusht - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka bërë me dije të martën se është arritur marrëveshja me Kosovën për programin e mbikëqyrjes së rreptë të politikave buxhetore, në mënyrë që të korrigjohen mungesat për shkak të të cilave Kosova nuk i ka marrë paratë sipas aranzhmanit të kontraktuar në vitin 2010.  

Siç shkruan në portalin “Euraktiv”, në raportin vjetor për ekonominë e Kosovës, FMN-ja ka theksuar se ekspansioni i politikave fiskale, që ka filluar në vitin 2008, është i paqëndrueshëm.

Me programin e ri të mbikëqyrjes është paraparë balancimi gradual i buxhetit të Kosovës me shtimin e taksave në konsum dhe me kufizimin e shpenzimeve në sektorin publik. “Zbatimi i politikave të parapara me program do t’i mundësojë Kosovës të ndërmarrë hapa konkretë drejt arritjes së qëndrueshmërisë fiskale dhe t’ia hapë rrugën programit të ardhshëm me FMN-në”, ka theksuar Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Përveç disiplinës fiskale, FMN-ja në Kosovë ka propozuar të ndryshohet modeli i rritjes, me theks të veçantë në zhvillimin e sektorit të prodhimtarisë për eksport, si dhe ta vendosë sistemin e ndihmës për bankat për situata krizash.

Ky obligim, siç theksohet, në masë të madhe i bie Qeverisë, duke marrë parasysh se Kosova në mënyrë të njëanshme e ka pranuar euron.

Euro si valutë kombëtare ofron qetësi të mirë në aspektin e çështjeve monetare, por kërkon edhe fleksibilitetin e ekonomisë që të përshtatet ndaj goditjeve të jashtme, ka theksuar FMN-ja.

Kosova, siç është theksuar, ka rritje të mirë ekonomike, e cila këtë vit do të duhej të ishte 5,3 për qind, por është e nevojshme të ndryshohet modeli i rritjes, pasi në masë të madhe mbështetet në investimet e jashtme direkte dhe remitancave nga diaspora, të cilat, shikuar në afat më të gjatë, gradualisht do të jenë më të pakta.

Aranzhmani i FMN-së me Kosovën, që është nënshkruar kah mesi i vitit të kaluar, nuk ka pasur asnjë revizion komplet.

Në fillim të qershorit FMN-ja ka bërë të ditur se Kosova e ka shkelur aranzhmanin “stand by” me këtë institucion financiar ndërkombëtar dhe për këtë arsye nuk ka qenë e mundur të vazhdohet kontrolli i punës së Qeverisë së Kosovës në fushën e financave.

Kosova për këtë arsye nuk ka mundur ta marrë kredinë prej 109 milionë dollarësh.

Në Raportin Vjetor për Ekonominë e Kosovës, FMN-ja ka thekuar se inflacioni i pritur në Kosovë këtë vit është 8,3 për qind, kurse vitin tjetër 2,6 për qind. Deficiti i pritshëm buxhetor është 5 për qind të GDP-së, me shkurtimin e planifikuar në 3,5 për qind në vitin 2012.

Bruto produkti vendor në Kosovë kap shumën 4,67 miliardë euro, kurse GDP-ja për kokë banori është 2.070 euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)