05 Maj 2024

FMN dhe BE të pakënaqura me kursin e kursimeve në Hungari

Budapest, 18 korrik - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) kërkoi nga Hungaria e zhytur në borxhe të ndërmarrë masa të reja për rimëkëmbjen e buxhetit të saj shtetëror.

Kjo është e nevojshme për të ulur vitin e ardhshëm deficitin shtetëror në tre përqind të prodhimit social bruto, u tha pas bisedimeve të përfaqësuesve të FMN-së në Budapest.

Komisioneri i BE-së për çështjet ekonomike dhe monetare Olli Rehn po ashtu shprehu pakënaqësinë e tij në Bruksel.

Hungaria e cila nuk bën pjesë në zonën e euros duhet që të bëjë shkurtime të tjera krahas atyre në pensione dhe paga të nënpunësve.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe Bashkimi Evropian kanë ndihmuar Hungarinë me një kredi prej 20 miliardë euro. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)