02 Maj 2024

FMN dhe BB diskutojnë për krizën në Europë

Washington, 26 shtator - Banka Botërore është zotuar që të trefishojë ndihmën financiare për vendet e Bririt të Afrikës, të prekura nga thatësira e tejzgjatur.

Ndërkohë në konferencën e fundit për shtyp që mbajtën krerët e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar temë diskutimesh ishte dhe kriza e borxhit në Europë dhe strategjitë për përballimin e saj.

Debati në takimin e Uashingtonit u përqëndrua tek kriza e borxhit në Europë e cila kërcënon që të çojë botën në një recesion të dytë.

Zyrtarë botëror të financave u zotuan që të ndërrmarin hapa të matur për t’u përballur me krizën, por pati mosmarrëveshje të ashpra në lidhje me nismat konkrete që duhen zbatuar.

Drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtarë Kristine Lagard tha se vendet me të ardhura të ulta po paraqiten më mirë në këtë situatë të trazuar financiare se sa ekonomitë e zhvilluara.

“Vendet me të ardhura të ulëta paraqiten më mirë në rrethanat e kriijuara. Rritja ekonomike e vendeve në zhvillim është mes 5 dhe 6%, dhe parashikohet që të mbetet në këto shifra edhe për vitin 2012. Krahasuar me vendet e zhvilluara, është një parashikim i mirë për nivelin e rritjes ekonomike”. - thotë ajo

Në konferencën e fundit për shtyp të komisioneve për politikat ekonomike të 187 vendeve të Fondit Monetar Ndërkombëtarë, drejtori i Bankës Botërore Robert Zollik tha se Banka Botërore ka në plan që të shtojë ndjeshëm ndihmesën e saj për vendet në Bririn e Afrikës.

“Ne kemi shpallur një vendim sot për të shtuar ndihmën e Bankës Botërorore për vendet e Bririt të Afrikës në 1.88 miliardë dollarë nga 500 mijë që kishim parashikuar, gjatë 5 viteve të ardhshme” - tha zoti Zolik

Banka Botërore tha se buxheti i ndihmës u shtua pasi janë më shumë se 13 milion njerëz në këtë rajon që kanë nevojë për ndihmë humanitare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)