17 Maj 2024

FM GLobal viktimë e borxhit evropian

New York, 2 nëntor - Një nga kompanitë më të mëdha të bursave në Shtetet e Bashkuara, MF Global, shpalli sot falimentimin, duke u bërë kështu shoqëria më e madhe e Wall Street e cila bie viktimë e krizës së borxhit evropian.

“Këshilli administrativ i grupit e vuri atë përpara ligjit të falimentimeve për të mbrojtur aktivat e saj”, bëhet e ditur në një komunikatë të kompanisë.

Sipas dosjes së falimentimit të paraqitur përpara një gjykate të Nju Jorkut, ajo është në një situatë që përbën falimentimin e tetë më të madh në Shtetet e Bashkuara që prej vitit 1980.

MF Global, një nga kompanitë më të mëdha në fushën e lëndëve të para dhe të produkteve të përpunuara në botë, ishte një pozicion shumë të vështirë për shkak të humbjeve më të rënda nga sa parashikoheshin javën e kaluar.

E keqtrajtuar edhe në tregje që prej verës, kompania njujorkeze pranoi me këtë rast se ishte e ekspozuar me 6,3 miliardë dollarë në borxhin publik evropian, nga të cilat më tepër se gjysma në Itali dhe më tepër se një miliard në Spanjë, dy vende në objektivin e investitorëve.

Më tej, agjencitë e mëdha të vlerësimit e kërcënuan atë me uljen e vlerësimit të borxhit të saj, gjë që do të shënonte fundin e aktiviteteve të saj.

Agjencia e vlerësimit të kredibilitetit Standard & Poor’s i dha sot kompanisë MF Global vlerësimin D, që u jepet vendeve emetuese në tregje që nuk kanë mundësi pagese ose që kanë falimentuar.

“Për fat të keq kjo është një situatë ku një ndërmarrje është në vështirësi”, theksoi analisti Jon Ogg, i faqes së specializuar 24/7 Wall Street.

“Nëse një shoqëri financiare nuk mund të bëjë transaksione, ajo nuk ka aktivitet”, shtoi ai.

Falimentimi i grupit mund të sjellë një valë goditëse në tregje, por pasojat e saj nuk pritet të jenë aq të mëdha sa pasoja e falimentimit të Lehman Brothers në 2008.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)