10 Maj 2024

Fitou: Ekonomia duhet të jetë prioritet i zhvillimit të Kosovës

Prishtinë, 5 mars - Ambasadori i Republikës së Francës në Kosovë, Ian Fransua Fitou ka deklaruar sot se është koha që Kosova te angazhohet 100% ne ekonomi dhe se  ekonomia duhet te jete prioritet për zhvillimin e vendit tonë.

Duke folur ne takimin biznesor kosovaro-francez, ambasadori Fitou ka thënë se në ketë takim janë përfaqësuesit e biznesit nga Franca të cilët vijnë nga regjionet me te rëndësishme industriale ekonomike te vendit të tij.

“Janë këta zotërinj qe do ta marrin fjalën dhe do t’ ju drejtohen ne minutat ne vazhdim. Ardhja e tyre është shume me rëndësi se konfirmon potencialin ekonomik të Kosovës dhe interesimin e tyre për te”, tha ambasadori Fitu. 

Ai theksoi gjithashtu se Oda Ekonomike Francezo Kosovare dëshiron ti forcoj kontaktet ekonomike ne mes te Francës dhe Kosovës normalisht. Këto lidhje kane fillua të krijohen dhe në të ardhmen duhet të forcohen tha ambasadori Fitou.

Zëvendës kryeministrja dhe ministrja e tregtisë dhe industrisë Mimoza Kusari Lila theksoi se për Qeverinë e Republikës së Kosovës është me rëndësi që vendi i ynë gjithnjë e me tepër te shërbej si vend destinacion ku do te prodhohen qofte produktet finale, qofte gjysme produktet e kompanive te ndryshme evropiane.

“Ne si Qeveri jemi siguruar qe ato barriera qe kane ekzistuar deri vitin e kaluar te hiqen ne raport me eksportin e produkteve për vendet e rajonit. Gjithashtu edhe zgjatja e masave preferenciale te BE-së është një faktor shume i rëndësishëm pasi që mundëson te prodhohet produkte më një kosto jo shume te shtrenjtë  dhe te eksportohet ne vendet e BE-së”.

Kusari Lila theksoi se synimi i mëtutjeshëm i Kosovës është forcimi i i politikave tregtare dhe ngritja e bashkëpunimit me vendet e BE-së me theks të veçantë në marrëveshjen e tregtisë së lirë.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu tha se Kosova ka nevoje për avancim dhe forcim te partneritetit me kompanitë te huaja nga çdo vend evropian, pasi që nga ky partneritet ka efekte pozitive ekonomike.

“Ambasadori Fitu e thote gjithmonë se ardhmëria e Kosovës duhet te jete gjithmonë e orientuar ne zhvillim ekonomik dhe ne ketë mënyrë tentohet te ndërtojmë ura te bashkëpunimit. Prandaj ne këtë drejtim është obligim moral edhe i Odes Ekonomike te Kosovës dhe te Odes Franko-Kosovare qe ti forcojnë këto ura te bashkëpunimit  sepse vetëm ne këtë mënyrë mund te gjinden rrugë të cilat krijojnë efekte pozitive multiplikative”.

Kryetari i OEK-ut tha se duke iu dëshiruar kompanive nga Franca   mirëseardhje ne Kosove iu lëmë që vet të binden edhe vet se Kosova është shume me e mire nga brenda se sa qe duket nga jashtë.
 

Delegacionin e afaristëve nga Franca i ka takuar edhe ministri i zhvillimit ekonomik Besim Beqaj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)