14 Maj 2024

Fitch ulë rejtingun e kreditit të Greqisë nga CCC në C

Athinë, 23 shkurt - Kompania e shërbimeve financiare  Fitch e uli rejtingun e kreditit afatgjatë të Greqisë nga “CCC” deri në nivelin e paradefault-it “C”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.

Fitch mendon se këmbimi i obligacioneve qeveritare të Greqisë, të cilat i përkasin sektorit privat, në rast të përfundimit të tij do të bëhet bazë për njohjen e default-it të Greqisë.

"Fitch" deklaron se vendi i zhytur në borxh ka shumë të ngjarë të falimentojë ndaj detyrimeve financiare, edhe pse mori paketën e re të ndihmave nga Evropa.

"Fitch" tha se ka zbritur me dy shkallë nivelin për Greqinë duke e çuar atë në statusin më të ulët. Kompania e morri këtë veprim pasi Greqia siguroi një paketë të re 172 miliardë dollarëshe të shpëtimit dhe negocioi një ulje prej 142 miliardë dollarësh të borxhit që i ka institucioneve financiare.

Ndërsa Greqia ka arritur një marrëveshje të përgjithshme për eliminimin e më shumë se gjysmës së borxhit që i ka kreditorëve privatë, duhet tani të negociojë termat specifike me bankat individuale dhe investitorët e tjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)