17 Maj 2024

Fitch ulë notën e kredisë afatgjatë të Qipros greke

Nicosia, 26 qershor - Agjenca Ndërkombëtare e Normimit të Kredisë, Fitch, duke e zbritur një shkallë notën e kredisë afatgjatë të pjesës greke të Qipros, e ka ulur atë në \"BB\".

Agjenca Ndërkombëtare e Normimit të Kredisë, Fitch, duke e zbritur një shkallë notën e kredisë afatgjatë të pjesës greke të Qipros, e ka ulur atë në \"BB\", kurse perspektivën e notës së kreditit e ka përcaktuar \"negative\".

Në deklaratën e bërë nga agjencia, thuhej se në vendimin për notën \"BB\", që do të thotë \"vend i papërshtatshëm për investime\", kanë qenë efektive shqetësimet në lidhje me sektorin bankar të Qipros greke.

Në deklaratë gjithashtu thuhej se parashikimet për shumat që i nevojiten bankave grekoqipriote janë më të larta se sa më të mëparshmet.

Edhe agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredisë, Standard and Poor\"s e kishte ulur notën e kredisë të Qipros greke në muajin janar, kurse Moody\'s në datën 13 qershor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)