03 Maj 2024

Fitch Ratings e uli me dy shkallë vlerësimin afatgjatë të Spanjës

Madrid, 8 tetore - Agjencia e kontrollit financiar Fitch Ratings e uli të premten me dy shkallë vlerësimin afatgjatë të Spanjës, ndërkohë që kriza në zonën euro po forcohet dhe që vendi po shfaq një rritje të vakët dhe financat rajonale janë të dobëta.

Vlerësimi i Spanjës është tashmë \"AA-\", kundrejt \"AA+\" më parë, gjë që e vendos në vlerësimin e katërt më të lartë, ndër 20 të mundshmet.

Gjëja më shqetësuese është se ai shoqërohet me një perspektivë negative, që do të thotë se agjencia mund ta ulë përsëri vlerësimin në një afat të mesëm, një lajm i keq ndërkohë që një agjenci tjetër, Moody\'s, pritet të shprehet deri në fund të tetorit për një ulje tjetër të vlerësimit të Spanjës, nga Aa2 në Aa3.

Për të justifikuar vendimin e saj, Fitch përmend \"intensifikimin e krizës në zonën euro\".

Fitch thekson gjithashtu nevojën për financime të mëdha nga shteti spanjoll, për të mbuluar shpenzimet e tij buxhetore dhe borxhin e jashtëm që është \"një nga më të lartët në botë, 91 për qind të PBB-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)