16 Maj 2024

Fitch jep sinjalin për rritjen e notës së kredisë së Turqisë

Stamboll, 27 gusht - Agjencia ndërkombëtare e klasifikimit të kredive Fitch ka thënë po ecën në rrugën e duhur zbritja e butë në ekonominë turke duke dhënë kështu sinjalin për rritjen e notës së kredisë së Turqisë.

Në komunikatën e lëshuar nga Fitch për ekonominë turke thuhet se deficiti në llogaritë rrjedhëse dhe nevoja për financim të jashtëm vazhdon të jetë ende në një nivel të lartë, por nevoja për një financim të lartë nga jashtë shkakton edhe vazhdimin e brishtësisë së Turqisë përballë shikimeve në kushtet financiare globale.

Në rast të uljes së deficitit në llogaritë rrjedhëse dhe afrimit drejt objektivit të inflacionit nota e kredisë së Turqisë mund të rritet nga niveli BB+ që është momentalisht në BBB-, vijon komunikata e Fitch.

Rritja me një shkallë që do të bëjë Agjencia në fjalë do ta vendosë Turqinë në kategorinë e vendeve “ku mund të investohet”.

Rritjen ekonomike të Turqisë për këtë vit Fitch e parashikon me 2,8%, kurse vitin e ardhshëm me 4,5%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)