03 Maj 2024

“Fitch”: Falimentimi i Greqisë është i pashmangshëm

Athinë, 26  tetor - Agjencia e vlerësimit të aftësive kredituese “Fitch” beson se liderët e Evropës nuk do të arrijnë të gjejnë një zgjidhje për krizën debitore në eurozonë dhe për këtë ajo konsideron se falimentimi i Greqisë do të jetë i pashmangshëm.

Siç raporton portali ekonomik Newscode.gr, ky vlerësim i agjencisë “Fitch” vjen në prag të Samitit të nesërm të BE-së në Bruksel, në të cilin pritet të konfirmohen masa për daljen e eurozonës nga kriza debitore.

Sipas”Fitch”-it, është më se e sigurt se eurozona do të bie në recesion të ri, gjë që sipas saj do të bëj të pashmangshëm falimentimin e Greqisë.

“Nuk do të ketë zgjidhje të shpejtë, pavarësisht nga çfarë do të vendoset në takimin e nesërm i liderëve Europianë”, konsideron eksperti i “Fitch”-it, Toni Stringer.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)