03 Maj 2024

Fitch e uli vlerësimin e Italisë

Romë, 8 tetore - Agjencia e vlerësimit financiar "Fitch Ratings" uli të premten me një shkallë notën për Italinë për shkak të pasojave të krizës në zonën euro dhe nuk përjashton një degradim të mëtejshëm të saj nëse vendi nuk përmbush objektivat e reduktimit të deficitit buxhetor.

Nota e vendit shkon kështu në "A+", nga "AA-" deri tani, duke i shtuar një perspektivë negative, që do të thotë se agjencia mund ta ulë më tej atë brenda një afati të shkurtër, sipas një deklarate për shtyp të agjencisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)