14 Maj 2024

Finlanda skeptike për të rritur Fondin e Shpëtimit të Eurozonës

Helsinki, 26 mars - Finlanda u shpreh skeptike sot në lidhje me interesin për të rritur Fondin e Shpëtimit të zonës së euros, pavarësisht thirrjeve për veprim nga Komisioni Evropian dhe nga Banka Qendrore Evropiane për të parandaluar një përkeqësim të mëtejshëm të krizës së borxhit.

\"Nuk kemi vendosur ende brenda qeverisë finlandeze se cila do të jetë linja jonë politike për temën, por jemi disi skeptikë në lidhje me madhësinë që duhet të ketë Fondi i Shpëtimit\", deklaroi kryeministri finlandez, Jyrki Katainen pas një takimi me disa zyrtarë evropianë në Sarriselka në veri të vendit.

\"E kemi vendosur tashmë se Fondi i Shpëtimit të përhershëm, që do të fillojë në korrik, duhet të fillojë pak më herët seç është planifikuar dhe duhet të financohet më shpejt nga ç\'pritet\", tha ai në një konferencë shtypi.

Çështja është një temë politikisht tepër e ndjeshme në Finlandë, ku ndihma për vendet e brishta sjell polemikën.

Helsinki është bashkë me Berlinin një nga kryeqytetet më ngurrues për të bërë një përpjekje më tepër. Megjithatë, një konsensus i zonës së euros është i nevojshëm për të ecur përpara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)